Zyrtarët e Arsenalit shpresojnë ende për nënshkrimin e Pierre-Emerick Aubameyang

Shefi ekzekutiv i Arsenalit Ivan Gazidis dhe zyrtarët e klubit mbeten në Gjermani me shpresën për të siguruar një marrëveshje për Pierre Emerick-Aubameyang.

Gazidis është në bisedime me Borussia Dortmund-in mbi një lëvizje të janarit për Pierre Emerick-Aubameyang. Dortmund kishte zbuluar javën e kaluar se një qasje për lojtarin ishte bërë nga Gunners, por nuk konfirmuan se një ofertë zyrtare ishte paraqitur. Burimet e Sky kan kuptuar se situata mbetet e njëjtë dhe një marrëveshje ende nuk është arritur mes dy klubeve.

Aubameyang e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u larguar nga Dortmundi në javët e fundit dhe së fundi eshte lënë jasht nga ana e Dortmund-it për një ndeshje kundër Hertha Berlin për shkak të mungesës së fokusit. Duke komentuar situatën nëpërmjet llogarisë zyrtare në Twitter të klubit, drejtori sportiv Michael Zorc tha: “Ne kemi përshtypjen që ai (Aubameyang) ka kokën në gjëra të tjera dhe nuk është plotësisht i fokusuar”.

Raportet në Gjermani gjatë fundjavës sugjeruan se Arsenali kishte bërë një ofertë prej 50 milionë eurove (44 milionë funta) për sulmuesin, ndonëse kjo besohet të jetë e papranueshme për Dortmundin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *