Leonardo Bonucci ka arritur të përfundojë transferimin e tij nga Juventusi në AC Milan në një marrëveshje me vlerë rreth 40 milionë euro.
Italianit iu dha një mirëseardhje heroi, ndërsa ai u tërhoq në bazën e trajnimit të klubit Casa Milan, ku ai do të pësojë një test mjeksor dhe do të finalizojë transferimin e tij nga kampionët e Serie A.
Bonucci, i cili u bashkua me agjentin e tij, Alessandro Lucci, do të nënshkruaj një kontratë prej 40 milionë euro në San Siro, në një marrëveshje që pritet të zgjas deri në vitin 2022.
Manchester City u shfaq si një destinacion më realist për Bonucci, edhe pse u kuptua se qendërmbrojtësi do të preferonte të vazhdonte karrierën e tij në Itali.
👋🏻 @bonucci_leo19 at #CasaMilan pic.twitter.com/p4T1CufZK7
— AC Milan (@acmilan) July 14, 2017