Zyrtare: Christian Atsu në Newcastle

Newcastle United dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të talentuar, Christian Atsu.

Lojtari ka shkëlqyer në Newcastle këtë edicion ku ka bindur edhe trajnerin Rafa Benitez, pasi ishte i huazuar nga Chelsea, lojtari ka thënë se është shumë i lumtur për këtë kontratë dhe mezi pret sezonin e ri.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë me Newcastle. Mezi po e pres fillimin e sezonit të ardhshëm”, shkruan Atsu në Twitter.

Lojtari dhe Newcastle kanë nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *