Zlatan Ibrahimoviç këmbëngul se misioni i tij është të fitojë Premier Ligën

Zlatan Ibrahimoviç këmbëngul se misioni i tij është të fitojë Premier Ligën dhe të përfundojë atë që ai ka filluar në Manchester United.

36-vjeçari ka dalë nga dëmtimi i ligamentit të gjurit në prill, i cili përfundoi fushatën debutuese të sulmuesit në Old Trafford pasi ka shënuar 28 gola në 46 ndeshje. Pas një procesi pozitiv rehabilitimi, i cili është ende në vazhdim, United vendosi të ri-nënshkruajë sulmuesin në një marrëveshje njëvjeçare në gusht, me Ibrahimoviç duke u zotuar: “Unë jam kthyer për të përfunduar atë që kam filluar”.

Dhe duke folur me Thierry Henry përpara përplasjes së United me Tottenhamin në Old Trafford të shtunën suedez sqaroi pse ai u kthye.

“Unë thashë se jam kthyer për të përfunduar atë që kam filluar”, tha ai.

“Gjithçka që kam ndërtuar në sezonin e parë – natyrisht që kemi fituar tre trofe – fundi për mua nuk ishte fundi që dëshirova, ose askush nuk donte, sidomos se si shkoi sezoni i shkuar.

“Objektivi është Premier Liga. Ky është synimi im për të përfunduar.

“Gjithçka që fillova në sezonin e parë, ne do të përfundojmë në të dytën.”

Pasi filloi fushatën United mori trofeun e League Cup dhe Europa League sezonin e kaluar, duke i ndihmuar gjithashtu ata të kualifikohen për Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *