Zlatan Ibrahimoviç: Dua të marrë fanellën me Nr 10 në Manchester United

Zlatan Ibrahimoviç ka sugjeruar se mund të marr fanellën me numërin 10 në Manchester United, kur ai e bën kthimin e tij të shumëpritur prej lëndimit.

35-vjeçari nuk është paraqitur për Unitedin që nga lëndimi i tij në fitoren e çerekfinales së Europa League në prill ndaj Anderlecht-it. Bosi i United, Jose Mourinho, ka zbuluar se pret që suedez të kthehet në aksion para se të filloj viti i ri. Gjithçka ka ndryshuar në Old Trafford që nga paraqitja e fundit e Ibrahimoviçit, me largimin e Wayne Rooney, së bashku me ardhjen e Romelu Lukaku, duke e parë atë të shkëmbejë Nr 9 të tij për numrin 10. Por Ibrahimoviç, i cili ka veshur më parë Nr 10 me Suedinë dhe në Paris Saint-Germain, ka pranuar peshën e fanellës dhe u zotua të bëjë atë edhe në United.

“Për mua, numri 10 është ylli”, tha ai në një video promovuese me Volvo. “Ai që bën dallimin, merr vendime, fiton ndeshjet dhe është udhëheqësi. “Dhe unë e shoh veten në atë pozicion por nuk është diçka që ju është dhënë, është diçka që ju jeni, kjo është ashtu siç është. “Të jem i sinqertë, është si një shkaktar për mua që po kthehem nga ky lëndim, sepse kam veshur numrin 10 në ekipin kombëtar Suedez dhe PSG.”Ndihem si një 10 dhe unë qëndroj për numrin 10. Do të hyjë në histori që gjithmonë kam pasur numrin 10.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *