Zlatan Ibrahimoviç do të humbasë MLS All-Star Game kundër Juventusit

Zlatan Ibrahimoviç do të humbasë ndeshjen e MLS All-Star kundër Juventusit të enjten.

LA Galaxy njoftoi se kjo është për shkak të tri ndeshjeve të klubit në një javë dhe udhëtimet e përfshira në qoftë se Ibrahimovic shkon në Atlanta për ndeshjen e All-Star. Suedezi u votua në ndeshjen All-Star nga tifozët. Në 17 ndeshje me Galaxy, Ibrahimoviç ka shënuar 15 gola dhe ka bërë gjashtë asistime, duke përfshirë edhe hat-trickun e tij të parë në MLS kundër Orlando City-it të hënën.

“Jam i zhgënjyer që do të humbas ndeshjen e All-Star 2018 kundër Juventusit, një nga klubet e mia të mëparshme,” i tha Ibrahimoviç klubit. “Unë dua të falënderoj tifozët që më kan votuar në ekip. Fokusi im kryesor është të shënoj gola dhe të ndihmoj LA Galaxy në playoffs”.

Rregullat e MLS thojnë se çdo lojtar që është zgjedhur për ndeshjen All-Star dhe që zgjedh të mos marrë pjesë, duhet të humbasë ndeshjen e ardhshme të klubit të tyre, që do të thotë se sulmuesi do të humbas gjithashtu ndeshjen e ardhshme të Galaxy kundër Colorado Rapids më 4 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *