Zinedine Zidane ka rënë dakord për një marrëveshje të re trevjeçare me Realin

Zinedine Zidane thotë se është i lumtur të nënshkruajë një kontratë të re në Real Madrid por e di se e ardhmja e tij në klub varet nga rezultatet në fushë.

Francezi, i cili mori në dorë Real Madridin nga Rafa Benitez në janar 2016, ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, titullin e La Ligës të sezonit të kaluar, Kupën e Botës për Klube dhe dy Superkupat e UEFA-s në kohën e tij në krye të Realit.

Ai konfirmoi sot se ai ka rënë dakord për një marrëveshje të re trevjeçare me Realin, por e di se ai duhet të vazhdojë të jetë i suksesshëm nëse ai do të shkoj deri në fundë të kontratës.

“Historia ime me Real Madridin është më e thellë se kontratat dhe nënshkrimet”, tha Zidane në një konferencë shtypi përpara përplasjes me Barcelonën në Super Cup-en e Spanjës të dielën.

“Unë jam i lumtur që jam i lidhur me klubin, por kontrata nuk do të thotë asgjë, mund të nënshkruash për 10, 20 vjet, e di ku jam dhe çfarë të bëj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *