Zidane: Real Madridi është i përgatitur mirë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me PSG

Zinedine Zidane këmbëngul se Real Madridi është i përgatitur mirë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germain pas ngrohjes me një fitore 5-2 ndaj Real Sociedad.

Reali pret liderët e Ligës 1, përpara se të udhëtojnë për në kryeqytetin francez për ndeshjen e kthimit 3 javë më vonë. Liga e Kampionëve përfaqëson shpresën e vërtetë të Realit këtë sezon, pasi ata janë ende 16 pikë larg liderëve të La Ligas Barcelona pas fitores të së shtunës, e cila u fitua nga hat-tricku i Cristiano Ronaldos dhe nga golat e Lucas Vazquez dhe Toni Kroos. Trajneri Zidane ishte i kënaqur me performancën kundër Sociedadit, veçanërisht në gjysmën e parë dhe shpejt e ka kthyer vëmendjen e tij në takimin e mesjavës me djemët e Unai Emery.

Zidane tha për faqen zyrtare të klubit të tij: “Ne luajtëm të gjithë pjesën e parë me intensitet, vendosmëri dhe dëshirë, dhe ne morëm një rezultat të mirë në pushim. “Ata kanë qenë 45 minuta të nivelit të lartë, lojë e mira dhe shanse dhe gola … Ne jemi të kënaqur, në këtë mënyrë ne po përgatitemi për ndeshjen e së mërkurës shumë mirë.

“Tani është koha për të pushuar mirë dhe, duke filluar nesër, mendojm për Ligën e Kampionëve. Të gjithë jemi gati për të mërkurën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. “Do të jetë një tjetër ndeshje, në një tjetër konkurrim dhe një motivim tjetër shtesë. Ne do të jemi shumë të motivuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *