Zbulohet video-skandali, kështu u kurdis ndeshja Partizani – Kukësi

Një skandal i kurdisjeve ka shpërthyer në Shqipëri pas ndeshjes mes Partizanit dhe Kukësit, dy skuadra që po luftojnë për titullin e kampionit në Shqipëri

Emisioni “Fiks Fare” ka zbuluar një skandal në futbollin e Shqipërisë. Ky emision ka zbuluar një video incizim mes menaxherit të futbollit, Drini Çaushi, dhe mesfushorit të Partizanit, Emiliano Vila.

Në këtë video Çaushi, i cili që flet në emër të drejtuesve më të lartë të Kukësit, i kërkon Vilës që mos të angazhohet në ndeshjen Partizani Kukës, e cila ka përfunduar baras 1:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *