Youssouf Mulumbu nënshkruan për Kilmarnock në një transfer të lirë

Nënshkrimi i ri i Kilmarnock Youssouf Mulumbu thotë se është i gatshëm ta tregojë vetëvetën pas një kohe të pasuksesshme në Norwich.

Youssouf Mulumbu është bashkuar me Killie në një marrëveshje deri në fund të sezonit pasi u lirua nga Canaries në korrik. Mulumbu është në dispozicion për ndeshjen në Rugby Park kundër Aberdeen dhe dëshiron të tregojë mbështetësve lojtarin që u bë një favorit i tifozëve në West Brom.

“Ndihem mirë, erdha këtu dy javë më parë dhe fillova të stërvitesha me djemtë. Shokët e mi të ekipit ishin të shkëlqyeshëm me mua dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha 30-vjeçari.

“Unë nuk kam ardhur në Skoci duke menduar ‘kam luajtur në Premier League’, kam ardhur këtu për të sfiduar. “Unë me të vërtetë menxi pres për të luajtur dhe për të treguar Youssouf Mulumbun e vërtetë, unë kam qenë në Norwich për dy vjet dhe atje nuk ka shkuar ashtu siq e kam menduar, kështu që unë kam diçka për të provuar.”

Mesfushori lidhet përsëri me Steve Clarke, i cili menaxhoi Mulumbun në West Brom në mes të qershorit 2013 dhe dhjetorit 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *