Xherdan Shaqiri beson se Stoke City është në gjendje ta fitojë Premier Ligën

Xherdan Shaqiri po synon të fitojë Premier Ligën dhe një kthim në Ligën e Kampionëve me Stoke City.

Xherdan Shaqiri që ka luajtur për Bayern Munchen dhe Interin, është duke kërkuar të krijojë një mentalitet fitues në Stoke dhe nuk është i kënaqur me radhitjen e mesit në Premier Ligë, Shaqiri i ka kërkuar klubit të forcojë më tej skuadrën e tyre pasi kanë konfirmuar nënshkrimin e mesfushorit Darren Fletcher nga West Brom.

Shaqiri tha se Stoke janë të aftë të përsërisin arritjen e pabesueshme të titullarit të Leicester gjatë sezonit të 2015/16 pavarësisht se sezonin e fundit përfunduan të 13-tit.

“Unë jam duke u përpjekur për ta quar klubin në krye si lider, por unë gjithashtu dua të luaj për tituj përsëri dhe të jem në Ligën e Kampionëve,” Shaqiri u citua nga The Sun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *