Xhaka shpreson në fitore ndaj Chelseat

Të shtunën, nga ora 18:30, Chelsea dhe Arsenali do të përballen në “Wembley”.

“Blutë e Londrës” kërkojnë trofeun e dytë për këtë sezon, pas triumfit në Premierligë, derisa pas mbetjes jashtë Ligës së Kampionëve, Arsenali do të tentojë t’i gëzojë tifozët dhe ta mbyllë sezonin me një trofe.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, për të cilin do të jetë finalja e parë me fanellën e Arsenalit, shpreson në fitore ndaj Chelseat.

“Stërvitja e fundit para finales së parë për mua në FA Cup në Wembley dhe shpresoj të jetë  finale e suksesshëm. Ne jemi Arsenali”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *