West Ham shumë afër marrëveshjes për të nënshkruar Lucas Perez nga Arsenali

West Ham është afër për të nënshkruar sulmuesin Lucas Perez nga Arsenali, sipas burimeve të Sky.

Perez do të bëhet nënshkrimi i nëntë i Manuel Pellegrinit që prej emërimit si menaxher i West Ham-it në maj. Kjo do të rris shpenzimet e klubit afër 100 milionë funta ndërsa ata dëshirojn të përmirësohen, prej vitit të kaluar që përfunduan në vendin e 13-të.

Sulmuesi kaloi sezonin e kaluar në huazim në ish-klubin Deportivo La Coruna dhe shënoi nëntë gola në 37 paraqitje për ta gjatë vitit 2017/18. Perez i ka pasur mundësitë në ekipin e parë të kufizuar pas lëvizjes së tij në Emirates nga Deportivo në gusht 2016 për një tarifë prej 17.1 milionë funtave, duke shënuar një herë në 11 ndeshje të Premier Ligës.

Besohet se Lucas mund të kishte marrë më shumë veprim në skuadrën e parë nën drejtuesin e ri Unai Emery, pasi ish trajneri i Sevilla-ës u përpoq të nënshkruante bashkatdhetarin e tij spanjoll, ndërsa ishte në Paris Saint-Germain verën e kaluar.

Megjithatë, ai nuk patë mundesi në turneun para sezonal të Singaporit dhe nuk udhëtoi me skuadrën për ndeshjet e fundit të ngrohjes kundër Chelsea-it dhe Lazios në Dublin dhe Suedi respektivisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *