Wayne Rooney ka rënë dakord me një kontratë dyvjeçare me Evertonin pasi përgatitet të largohet nga Manchester United, raporton Daily Star.
Toffees janë të vendosur të ri-nënshkruajnë 31-vjeçarin 13 vjet pas largimit të tij prej 20 milionë funtash në Old Trafford në vitin 2004, me një njoftim të mundshëm gjatë fundjavës.
Ronald Koeman pranoi interesimin e tij për Rooney në mars dhe burimet e Daily Star kan raportuar javën e kaluar se të dy klubet kishin rënë dakord për një marrëveshje për transferimin e kapitenit të Anglisë.
Rooney u mundua të rimarrë vendin e tij në ekipin e parë të Jose Mourinhos sezonin e kaluar pas një fushate të vështirë të mëparshme nën Louis van Gaal. Dhe ish-kapiteni i United ka thënë se Toffees janë një nga vetëm dy klubet e Premier Ligës për të cilat do të luajë.