Wayne Rooney në Stoke City?

Stoke City ka hyrë në garë për sulmuesin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, sulmuesi anglez, Wayne Rooney pritet të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere, pasi lojtari nuk është në planet e trajnerit Jose Murinho.

Rooney gjatë janarit të këtij viti kishte përjashtuar mundësinë e kalimit në Kinë, por mund të transferohej te ndonjë skuadër angleze, tashmë në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe Stoke City, lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Mark Hughs.

Për shërbimet e tij interesim ka shprehur edhe Everton, skuadër në të cilën Rooney e kishte nisur karrierën para se të transferohej në Old Trafford, në rast se Rooney transferohet në Stoke, atëherë do të luante bashkë me Xherdan Shaqirin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *