Wayne Rooney dëshiron të nënshkruaj me DC United

Wayne Rooney do të mbërrijë në Washington të enjten për bisedime dhe një test mjekësor me anën e MLS DC United, sipas burimeve të Sky.

Sulmuesi i Evertonit dhe agjenti i tij Paul Stretford do të mbërrijnë në kryeqytetin amerikan për të takuar partnerin drejtues të DC United, Jason Levien dhe menaxherin e përgjithshëm Dave Kasper. Kuptohet gjithashtu që palët do të vizitojnë stadiumin e ri të Audi Field në DC. Sky Sports News ka njoftuar se 32-vjeçari është duke u munduar ta mbyll një kalim prej 12 milionë funtash në SHBA që prej dy javësh.

Megjithëse negociatat janë larg kompletimit, dhe nuk është rënë dakord për asnjë tarifë transferimi vizita 48-orëshe e Rooney-it në Shtetet e Bashkuara është një tregues i qartë se një marrëveshje është e afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *