Pasiguria në të ardhmen e Cristiano Ronaldos është duke vonuar një njoftim mbi transferimin e sulmuesit të Real Madridit Alvaro Morata në Manchester United, sipas Diario Gol.
Real ka njoftuar se është i gatshëm të pranojë një ofertë nga United për Morataen, i cili i ka konfirmuar presidentit të Madridit Florentino Perez dhe trajnerit Zinedine Zidane se ai dëshiron të luajë në Old Trafford sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, pas raportimeve se Ronaldo dëshiron të lë Madridin pasi u akuzua për mashtrim tatimor, Real dëshiron ta zgjidhë atë çështje përpara se të lejojë Moratën të bashkohet me United.