Vincent Janssen thotë se e ardhmja e tij te Tottenham do të vendoset pas pushimit këtë sezon

Vincent Janssen thotë se e ardhmja e tij në Tottenham do të vendoset pas pushimit të tij këtë sezon, por ai dëshiron më shumë kohë për të luajtur.

Sulmuesi 22-vjeçar kishte një sezon të vështirë në White Hart Lane pas një transferimi prej 18.8 milionë funtesh nga AZ Alkmaar verën e kaluar, Holandezi e kupton se pse ka qenë e vështirë të luajë përpara golashënuesit më të mirë të Premier League Harry Kane.

Por Janssen, i cili shënoi për vendin e tij kundër Marokut javën e kaluar dhe pritet të luajë kundër Bregut të Fildishtë të dielën, pranon se po mban opsionet e tij të hapura këtë verë.

“Si një lojtar i ri më duhet të konkurroj me Harry Kane – golashënuesi më i mirë i Premier Ligës – ndoshta ligës më të vështirë në botë dhe një sulmues që performon mbetet në ekip”.

“E ardhmja ime është çështje pas pushimeve. Dua perspektivën dhe më shumë kohë duke luajtur, por përndryshe tani nuk mundë ta jap ndonjë informat, ndoshta mundt te kthehem ne Eredivisie, unë i mbaj të gjitha opsionet e hapura”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *