Unai Emery është trajneri i ri i Arsenalit

Arsenali ka konfirmuar emërimin e Unai Emery si trajnerin e ri, duke zëvendësuar Arsene Wenger në Emirates.

Spanjolli 46-vjeçar arrin në klub pas një kohe dyvjeçare në PSG. Ai udhëhoqi klubin në fitimin e ligës së brendshme këtë sezon, por kontrata e tij nuk u vazhdua dhe u zëvendësua nga Thomas Tuchel. Emery tha për faqen zyrtare të Arsenalit: “Jam i kënaqur që jam bashkuar me një nga klubet më të mëdha në lojë.

“Arsenali është i njohur dhe i dashur në të gjithë botën për stilin e lojës së tij, angazhimin e saj ndaj lojtarëve të rinj, stadiumin fantastik, mënyrën se si drejtohet klubi. Unë jam shumë i emocionuar që më është jep përgjegjësia për të filluar këtë kapitull të ri të rëndësishëm në historin e Arsenalit.

Kam takuar Stan dhe Josh Kroenke dhe është e qartë se ata kanë ambicie të mëdha për klubin dhe janë të angazhuar për të sjellë suksese të mdha. Jam i gëzuar për atë që mund të bëjmë së bashku dhe mezi pres që t’i japim të gjithë atyre që e duan Arsenalin disa momente të veçanta dhe kujtimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *