UEFA vazhdon hetimin për shpenzimet e Paris Saint-Germain-it

Paris Saint-Germain do të zbulojë nëse përballen me ndonjë dënim të UEFA-s mbi shpenzimet e transferimit para fillimit të sezonit të ardhshëm, sipas burimeve të Sky Sports.

Megjithat trupi drejtues i futbollit europian hapi një hetim financiar në shtator pas shpenzimeve të klubit në dritaren e transferimit të kësaj vere. Hetimi është duke u përqendruar në “pajtueshmërinë e klubit me kërkesën për barazim”.  Përfaqësuesit e UEFA-s i kanë takuar zyrtarët e PSG që nga hapja e një hetimi dhe kuptohet që klubi francez po bashkëpunon plotësisht me hetimin. Në gusht, PSG përfundoi transferimin rekord botëror të Neymarit, me vlerë rreth 196 milionë funta (222 milionë euro), dhe një huazim sezonal për Kylian Mbappe nga Monako në ditën e fundit të dritares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *