UEFA akuzon Spartak-un e Moskës për sjellje raciste

UEFA ka akuzuar Spartak-un e Moskës për sjellje raciste pas ndeshjes së tyre të Ligës së të Rinjëve kundër Liverpoolit të mërkurën.

Procedurat disiplinore janë hapur pas ndeshjes së grupeve të Ligës së të Rinjëve, në të cilën Rhian Brewster duhej të tërhiqej nga shokët e ekipit dhe stafit i Liverpoolit në përfundimin e ndeshjës, pasi ishte i zemruar nga ajo që i ishte thënë një nga mbrojtësit e ekipit rus .

Një deklaratë e UEFA-s e kishte përmendur lojtarin e Spartak-ut Leonid Mironov në akuzat kundër klubit. Sipas rregulloreve të UEFA-s, Mironov përballet me një ndalim “të paktën 10 ndeshje ose një periudhë të caktuar kohe”. Të mërkurën Liverpool i tha Sky Sports News se “klubi ka ndjekur procedurën e duhur duke raportuar incidentin e pretenduar në UEFA”.

Një deklaratë e UEFA-s tha: “Procedurat disiplinore janë hapur pas ndeshjes së grupeve të Ligës së të Rinjëve ndërmjet Liverpool FC Youth dhe FC Spartak Moskës Youth (2-0), të luajtur më 6 dhjetor në Angli.

“Akuzat kundër FC Spartak Moskës: sjellje raciste – lojtari Leonid Mironov – Neni 14 i Rregulloreve Disiplinore. “Rasti do të trajtohet nga Enti i Kontrollit, Të Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s me datën e seancës ende të pa konfirmuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *