UEFA akuzon Paris Saint-Germain dhe Red Star Belgrade për dhunën e tifozëve

UEFA ka akuzuar Paris Saint-Germain dhe Red Star Belgrade për dhunën e tifozëve në ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Paneli disiplinor do të gjykojë “dhunën e tifozëve” kundër të dy klubeve më 18 tetor. Red Star gjithashtu është akuzuar për “këngë të paligjshme” brenda Parc des Princes të mërkurën, edhe pse klubit ju ndalua nga UEFA për të shitur bileta për tifozët e saj. Tifozët rivale u përleshën jashtë stadiumit pasi PSG fitoi 6-1.

UEFA akuzoi gjithashtu PSG-n sepse tifozët ndezën fishekzjarre brenda stadiumit dhe tashmë e kanë dënuar Red Star këtë sezon për incidentet e tifozëve duke përfshirë sjelljen raciste dhe dëmtimin e një stadiumi të ekipit rivale në raundet kualifikuese. Kampionët Serbë janë gjithashtu nën kërcënimin e një urdhri të UEFA-s për të mbyllur stadiumin e tyre për një lojë në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *