Trajneri i Meksikës Juan Carlos Osorio është suspenduar nga FIFA

Trajneri i Meksikës Juan Carlos Osorio është suspenduar për gjashtë javë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s.

Ai u gjet fajtor për shkelje të nenit 49.1A të Kodit Disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së tretë të play-off, mes Meksikës dhe Portugalisë, në Kupën e Konfederatave.

Padia u ngrit pas sjelljes së tij gjatë ndeshjes në Moskë, më 2 korrik dhe një deklaratë nga FIFA thotë: “Z. Osorio përdor fjalë fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke shfaqur një qëndrim agresiv ndaj tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *