Tottenham: Harry Kane nuk do të shitet këtë verë

Tottenham janë të bindur se Harry Kane nuk do të shitet këtë verë edhe nëse ata marrin një ofertë rekord botëror nga Real Madridi.

Raportet pretendojnë se Real Madridi është i gatshëm të kaloi tarifën e transferimit rekord botëror prej 198 milionë funtave të paguar nga PSG për të nënshkruar Neymar nga Barcelona, në mënyrë që të sjellë Kane në Bernabeu. Megjithatë, Tottenham janë të gatshëm të rezistojnë çdo qasje nga gjigandët spanjollë dhe kryetari i Spurs Daniel Levy thotë se klubi nuk do të detyrohet të shesë ndonjë nga lojtarët e tyre këtë verë.

“Unë jam 100 për qind i sigurtë. Çdo lojtar që duam të mbajmë, mund t’ju siguroj se do të luan për Tottenham Hotspur sezonin e ardhshëm,” tha ai për Sky Sports News.

“Strategjia e Mauricio ka qenë gjithmonë se në qoftë se krijohet një mundësi që ai mendon se mund të përmirësojë skuadrën atëherë do të duhet ta shikojmë, por Janari është gjithmonë një dritare e transferimeve shumë e vështirë”.

Kane ka vazhduar formën e tij të shkëlqyeshme për Spurs këtë sezon dhe u bë golashenuesi më i mir në Premier League  më parë këtë muaj pasi arriti 98 gola, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të 97 të vendosur nga Teddy Sheringham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *