Theo Walcott ka nënshkruar me Everton-in

Theo Walcott ka udhëtuar për në Merseyside dhe po kalon testet mjekësore me Everton-in përpara lëvizjes së tij nga Arsenali, sipas Sky Sports.

Walcott u pa duke hyrë në terrenin e trajnimeve të Everton Finch Farm, të martën pasdite dhe aktualisht po kalon testet mjeksore para transferimit. Sky Sports News ka kuptuar se çmimi për Walcott është rreth 20 milionë funtash.

Javën e kaluar, bosi i Evertonit, Sam Allardyce, konfirmoi se Toffees kishte hyrë në negociata me Arsenalin për shitjen e Walcott, i cili ka qenë me Gunners që kur u bashkua nga Southampton në 2006. Shenjtorët kishin qenë gjithashtu të etur për të nënshkruar me Anglezin, por duket se Everton tani ka fituar garën për nënshkrimin e 28-vjeçarit.

Sky Sports News ka kuptuar se fuqia shpenzuese e klubit Merseyside dhe dëshira e Walcott për të punuar me Allardyce janë arsyet kryesore për vendimin e tij për të shkuar në veriperëndim.

Everton tashmë ka nënshkruar me Turkun Cenk Tosun nga Besiktas për 27 milionë funta më parë këtë muaj dhe Allardyce beson se Walcott do të jetë një tjetër “shtesë e madhe” për skuadrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *