Tammy Abraham: Dua të jem lojtar i rregullt në ekip të parë tek Chelseai

Tammy Abraham shpreson që thirrja e Anglisë do të jetë hapi tjetër në udhëtimin e tij të gjatë për t’u bërë një lojtar i rregullt në Chelseai.

Sulmuesi aktualisht është në huazim në Swansea City, ku ka shënuar katër gola në 10 ndeshje deri më tani këtë sezon. Është ajo form që e ka ngritur atë në skuadrën e Anglisë për ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Gjermanisë dhe Brazilit. Dhe Abrahami thotë se qëllimi përfundimtar është që ta siguroj një vend të rregullt në Stamford Bridge, një sfidë që ai pranon nuk do të jetë e thjeshtë.

“Fokusi im është Swansea por, objektivi im kryesor është të jem në atë skuadër të Chelsea-it,” tha ai

Abrahami është një nga 34 lojtarët që Chelseai aktualisht ka në huazim dhe klubi i Londrës është kritikuar në të kaluarën për dështimin e tyre për të treguar besim tek lojtarët e rinj. 20-vjeçari pranon se natyra konkurruese e Premier Ligës do ta bëjë udhëtimin e tij për njohjen tek Blues më të vështirë, por ruan një besim të fortë në aftësitë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *