Swansea ka përfunduar nënshkrimin e Roque Mesa

Swansea ka përfunduar nënshkrimin e mesfushorit të Las Palmas, Roque Mesa në një marrëveshje me vlerë prej 11 milionë funtash.

Mesa ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Swans pasi ka kaluar testet mjeksore në bazën e trajnimit të Fairwood të enjten në mëngjes. 28-vjeçari bëri 35 paraqitje për Las Palmas sezonin e kaluar dhe e lë Gran Canaria pas shtatë vjetësh me klubin e La Ligës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një sfidë e re dhe një aventurë e re”, tha Mesa për faqen e internetit të Swansea.

“Menaxheri më njeh, ai e di se si luaj dhe çfarë mund të kontribuoj në ekip. Do të përpiqem ta jap maksimumin për ekipin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *