Swansea është afër një marrëveshje për të nënshkruar Renato Sanches

Swansea është afër pranimit të një marrëveshje për të nënshkruar Renato Sanches në huazim nga Bayern Munich, sipas burimeve të Sky Sports.

Sky Sports News beson se pagesa e huazimit që Swansea do t’i paguajë kampionëve Gjermanë për marrëveshjen një vjeçare është më e madhe se 2 milionë funta. Bosi i Swans Paul Clement ka punuar më parë me mesfushorin portugez gjatë kohës së tij si asistent i Carlo Ancelottit në Allianz Arena dhe kuptohet që dëshira e Renato Sanches për të luajtur futboll të rregullt në ekipin e parë ka qenë çelësi i marrëveshjes. Pavarësisht interesit nga klubet e tjera, Sanches ishte i etur për të ndjekur opsionin Swansea për shkak të marrëdhënies së tij me Paul Clement.

20-vjeçari u bashkua me Bayernin nga Benfica për 28 milionë funta verën e kaluar pasi ndihmoi vendin e tij të fitojë Euro 2016 dhe bëri 25 paraqitje në të gjitha garat për bavarezët sezonin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *