Super Lionel Messi: 26 gola, 25 finale

Sezoni 2016/17 mund të konsiderohet i suksesshëm për Lionel Messin, ai e mbylli sezonin 2016/17 me Barcelonën duke fituar titullin e Copa del Rey, i 29’të në histori të klubi, ashtu si në shumë finale Messi gjeti rrugën drejt golit edhe ndaj Alavesit në finalen që u zhvillua në “Vicente Calderon”.

Ai shënoi golin e parë në fitoren prej 3:1 ndaj Alavesit, derisa Neymar e Alcacer shënuan dy golat tjerë, kjo ishte finalja e 25 për Lionel Messin me Barcelonën dhe goli i 26’të, statistikë që nuk ka nevojë për shumë fjalë për pesë herë më të mirin e botës.

Messi e përfundoi sezonin 2016/17 me 54 gola në 52 paraqitje në të gjitha garat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *