Sunderland bie dakord me Derby-in për huazimin e Chris Martin

Sunderland dhe Derby kanë rënë dakord për një huazim për Chris Martin, sipas Sky Sports.

Sunderland tani kanë leje për të folur me sulmuesin 29-vjeçar, megjithatë ende ka punë të rëndësishme për ta bindur atë të shkojë në Wearside për pjesën tjetër të sezonit. Sky Sports News ka kuptuar se Reading është gjithashtu i interesuar të marrë Martin – një skocez  me 17 paraqitje dhe tre gola. Sunderland, të cilët po luftojnë kundër një rënjeje të dytë të njëpasnjëshme dhe kanë luftuar për të bërë nënshkrim deri më tani këtë muaj, së pari iu drejtuan Derby-it për Martin të enjten.

Martin ka rënë poshtë renditjes në Pride Park pas nënshkrimit prej 1.5 milionë funtash të Cameron Jerome nga Norwich të mërkurën.  Martin, 29 vjeç, ka bërë vetëm pesë paraqitje këtë sezon dhe aktualisht është një nga pesë sulmuesit në skuadrën e Gary Rowett së bashku me Jerome, David Nugent, Darrent Bent dhe Samane Winnall. Martin u dërgua në hazim në Fulham sezonin e kaluar nga ish-menaxheri Nigel Pearson, por donte të kthehej pasi u shkarkua dhe Steve McClaren u kthye në detyr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *