Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik është grabitur me armë pas fitores ndaj Liverpool-it

Sulmuesi i Napolit Arkadiusz Milik u plaçkit me armë në rrugën e tij për në shtëpi nga fitorja e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool-it, të mërkurën mbrëma, sipas Sky në Itali.

Polakut ju zë rruga nga dy njerëz në një motor dhe u detyrua të ndalonte para se njëri prej tyre ta kërcënonte dhe të drejtonte armën prej ti. Milik nuk i rezistoi dhe i dorëzoi atyre një orë Rolex para se të dy burrat të largoheshin në drejtim të Licola-s aty pranë. Policia po heton incidentin, i cili ndodhi rreth orës 2 në një rrugë në Varcaturo në periferi të Giugliano-s, pranë Napolit.

Në 2016, Lorenzo Insigne, i cili shënoi golin fitues të natës së kaluar, u grabit me armë në një incident të ngjashëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *