Southampton preferon më shumë ta shesë Virgil van Dijk në Chelseai se sa tek Liverpooli, sipas The Mirror.
Mbrojtësi prej 50 milionë funtash kërkohet nga të dy klubet e Premier Ligës, por shenjtorët nuk duan të merren me Liverpoolin pasi dyshohet se kanë bërë një qasje të paligjshme për Van Dijk më herët në dritaren e transferimit.