Sevilla ka për objektiv Daniel Sturridge-s të Liverpoolit

Sevilla kanë bërë kontakt me Liverpoolin për një lëvizjeje të sulmuesit Daniel Sturridge, por ende nuk kan bërë një ofertë zyrtare, sipas burimeve të Sky në Itali.

Sturridge u bashkua me Liverpoolin nga Chelseai në janar 2013, por koha e tij në Merseyside është dëmtuar nga një sërë dëmtimesh. 28-vjeçari ka luajtur vetëm nëntë herë në Premier Ligë këtë sezon, me menaxherin Jurgen Klopp duke preferuar të luajë Roberto Firmino, Mohamed Salah dhe Sadio Mane në sulm.

Sky në Itali ka kuptuar se Interi gjithashtu janë të interesuar për nënshkrimin e Sturridge, të cilit i kan mbetur 18 muaj në marrëveshjen e tij të tanishme në Anfield. Klopp më parë deklaroi se Sturridge do të duhej të mënjanoi shqetësimet e tij për shkak të mungesës së veprimeve të ekipit të parë për të mirën e klubit.

“Unë mund të imagjinoj një lojtar me cilësinë e tij nuk është i lumtur që ai nuk po starton gjithë kohën, por kjo është e gjitha”, tha Klopp. “Situata me lojtarin është plotësisht OK. Në këtë moment ne jemi në nëntor dhe kemi nevojë për të gjithë lojtarët tanë – edhe nëse ndihet ndryshe.

“Ka rreth një muaj e gjysmë para se të hapet dritarja e transferimeve dhe unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Ka kaq shumë lojëra më parë dhe unë kam nevojë për të gjithë ata (lojtarët e tij)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *