Sergio Aguero humb ndjenjat gjatë disfatës së Argjentinës nga Nigeria

Sergio Aguero ka pësuar kontrolle mjekësore pas raportimeve se ai u sëmur gjatë humbjes 4-2 të Argjentinës nga Nigeria në një miqësore në Krasnodar.

Sulmuesit të Manchester City-it duket se i ka ra të fikët gjysmë ore para se të dërgohej në një spital lokal. Ai u lirua më vonë dhe u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës argjentinase. Aguero filloi ndeshjen dhe shënoi në minutën e 36 para se të tërhiqej në gjysmë e lojës, e cila u luajt në stadiumin Krasnodar në Rusi.

Shoqata e Futbollit Argjentinas tha në llogarinë e saj në Twitter se 29-vjeçari “kishte një lodhje dhe u dërgua në spital kështu që kontrollet rutinë u bënë vetëm si një masë paraprake.” Duke iu referuar një problemi të mëparshëm të zemrës, mjeku i ekipit argjentinas, Donato Villani u tha gazetarëve: “Ai u ndie keq dy herë, dhe me historinë mjekësore që ai ka, që kur u operua kur ishte 15 vjeç, donim të jemi të sigurt se nuk ishte asgjë.

“E morëm në spital për tu siguruar që gjithçka ishte normale, ne preferojmë të presim që të jemi të sigurt”.

Manchester City nuk ka dashur ta bëjë këtë incident të madh dhe ende nuk e ka vendosur Agueron jashtë udhëtimit të së shtunës në Leicester City.

Një deklaratë nga klubi tha: “Sergio Aguero është liruar nga mjekët për t’u kthyer në Manchester ashtu siç është planifikuar pas një lodhje që kishte gjatë humbjes 4-2 të Argjentinës nga Nigeria në Krasnodar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *