Sepp Blatter po ”punon” në një rast të mundshëm ligjor kundër FIFA-s

Ish presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter thotë se po shqyrton veprim ligjor kundër trupit global të futbollit (FIFA) në një përpjekje për të pastruar emrin e tij.

Blatter udhëhoqi FIFA-n për 17 vjet, por po shërben një ndalim gjashtë-vjeçar për shkeljet etike, të vendosura mes skandalit të korrupsionit në 2015. 81-vjeçari tha se ndërsa “për momentin nuk ka asnjë veprim ligjor”, ai dhe avokatët e tij po punojnë për një rast të mundshëm.

Në një email tek Reuters, Blatter tha: “Qëllimi im është të shqyrtoj vendimin e Komitetit Etik të FIFA-s në pikëpamje të informatave dhe madje edhe dëshmive që kam marrë në ndërkohë në lidhje me pezullimin tim.

“Ne po punojmë për këtë rast dhe presim me padurim zhvillimin.”

Ka të ngjarë që çdo veprim ligjor nga Blatter të zhvillohet në gjykatat civile zvicerane. Në dhjetor 2016, Blatter humbi një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) kundër pezullimit. CAS vendosi që Blatter kishte autorizuar pagesat për Michel Platini, atëherë bosi i futbollit evropian, me vlerë mbi 2 milion dollarë, që arrinte në dhuratat e panevojshme dhe prandaj shkeli kodin e etikës së FIFA-s.

Blatter kishte dhënë dorëheqjen në qershor të vitit 2015, pasi disa dhjetra zyrtarë të futbollit, përfshirë anëtarët e komitetit ekzekutiv të FIFA-s dhe ish-anëtarët, ishin akuzuar në Shtetet e Bashkuara për akuza për graft, së bashku me dy firma të marketingut sportiv. Ish presidenti i FIFA-s nuk ishte në mesin e atyre të akuzuarve, por u përfshi në skandale kur u ndalua nga aktiviteti i lidhur me futbollin dhjetorin e ardhshëm nga Komiteti i Etikës i FIFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *