Samuel Eto’o bashkohet me klubin Turk Konyaspor

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto’o, ka nënshkruar një kontratë me klubin turk Konyaspor pas ndarjes me Antalyaspor.

“Eto’o është një lojtar shumë i rëndësishëm në botë dhe në Turqi. Ne jemi të lumtur ta shohim atë në Konyaspor,” tha presidenti i klubit Fatih Yilmaz. 36-vjeçari, i cili u bashkua me Antalyaspor në 2015 pas një kohe të shkurtër në Itali me Sampdoria-ën, ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me Konyaspor-in.

Fituesi dy herë i Kupës së Afrikës ka gëzuar pesë sezone të suksesshme me Barcelonën nga viti 2004 deri në 2009, duke fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe tre kurora të La Ligës përpara se të nisej për Interin, ku ai kishte më shumë sukses nën Jose Mourinhon.

Eto’o ndihmoi ekipin e Interit të fitojë trefishin e titujve në Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Coppa Italia në sezonin e tij të parë në Itali përpara se të lëvizte në Anzhi Makhachkala të Rusisë në vitin 2011. Ai gjithashtu kishte pasur kohë të shkurtër në Chelseai dhe Everton në Premier League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *