Sam Allardyce nënshkruan marrëveshje 18-mujore si menaxher i ri i Evertonit

Sam Allardyce është menaxher i ri i Evertonit, pasi ka rënë dakord për një marrëveshje 18-mujore në Goodison Park, sipas Sky Sports.

Allardyce bashkohet me klubin pas mbërritjes në Angli të mërkurën, pas një pushimi në Dubai, për të finalizuar një marrëveshje me pronarët e Evertonit. 63-vjeçari ishte i pranishëm së bashku me Farhad Moshiri dhe Bill Kenwright për fitoren 4-0 kundër West Ham në Goodison Park. Sammy Lee po ashtu bashkohet me klubin si ndihmës menaxher, Sky Sports News ka kuptuar se edhe ish shefi i Leicester Craig Shakespeare i cili ishte njeriu i djathtë i Allardyce gjatë periudhës së keqe katërmujore me Anglinë gjithashtu do të bashkohet me ekipin e backroom.

Everton është klubi i shtatë i Allardyce në Premier League dhe i pari pasi që ka lënë rolin e tij si shefi i Crystal Palace në verë. Kryetari i Crystal Palace, Steve Parish, pranoi largimin e tij, dhe besohet se klubi jugor i Londrës do të merrte një paketë kompensimi prej rreth 2 milion paundve nëse Allardyce merr një punë të re përpara verës së ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *