Sadiku transferohet te skuadra nga Liga e Kampionëve

Armando Sadiku, sulmuesi i Luganos, ka zgjuar interesimin e gjigantit zviceran, Basel.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, edhe në sezonin e ardhshëm mund të mbetet në Zvicër.

Anëtari i Luganos, ku është i huazuar nga Zurich, ka zgjuar interesimin e gjigantit zviceran, Basel, e cila është edhe zyrtarisht kampion i Zvicrës, shkruan Blick.ch, sipas Blichk.ch Baseli ku luan edhe Taulant Xhaka, e shohin Sadikun si një përforcim të mirë për garat e Ligës së Kampionëve.

Sadiku në fund të këtij sezoni do të rikthehet te Zurich, me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *