Ross Barkley i lirë të largohet nga Everton

Everton janë të gatshëm të lejojnë mesfushorin Ross Barkley të largohet nga klubi këtë verë, pasi ai refuzoi mundësinë për t’u bërë lojtari më i paguar i klubit, sipas Daily Mirror.

Barkley ka refuzuar një marrëveshje 100,000 – funte në javë në Goodison Park, dhe tani menaxheri Ronald Koeman ka vendosur të punojë drejt sjelljes së dy zëvendësimeve të mundshme.

Koeman është i interesuar të nënshkruajë me kapitenin e Ajaxit Davy Klaasen dhe Gylfi Sigurdsson të Swansea City, ndërsa Toffees po mundohen ti afrohen sulmuesit të Malagës, Sandro Ramirez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *