Ross Barkley do të largohet nga Evertoni

Shefi i Evertonit, Ronald Koeman ka konfirmuar se Ross Barkley do të largohet nga klubi pas refuzimit të një kontrate të re.

Barkley, 23 vjeç, ka qenë i lidhur fort me Tottenhamin dhe Arsenalin kur hyri në vitin e fundit të marrëveshjes së tij të tanishme në Goodison Park. Koeman tha në maj se Everton kishte nevojë për një përgjigje të mprehtë nga Barkley lidhur me ofertën e tyre të kontratës ose ata do të detyroheshin të shesin mesfushorin.

Dhe tani menaxheri i Toffees ka zbuluar se Barkley do të largohet nga klubi i tij pas shprehjes së dëshirës së tij për të kërkuar eksperienca të reja.

“Gjendja e tij personale nuk është aq e vështirë,” tha Koeman në një konferencë shtypi të mërkurën.

“Ne bëmë një ofertë shumë të mirë për të që të nënshkruante një kontratë të re, ai nuk pranoi atë kontratë dhe më tha se po kërkon një sfidë të re”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *