Ronaldo i tronditur mund të dënohet me 5 vjet burgim

Edhe Cristiano Ronaldo akuzohet për evazion fiskal, i cili sipas mediave spanjolle mund të dënohet deri në 5 vjet burgim, zyra e taksave në spanjë ka përfunduar hetimin e saj për sulmuesin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Në përfundim të hetimeve rezulton se portugezi ka fshehur më shumë se 15 milionë eurove nga vitit 2011 deri në 2014.

Tashmë dosja voluminoze i është dërguar zyrës së krimit ekonomik, me këta të fundit që tashmë duhet të vendosin nëse ndaj Cristiano Ronaldo do të ketë masa ndëshkuese, e që sipas “Marca” Ronaldo mund të dënohet deri në pesë vjet burgim.

Në bazë të investigimeve, pasi është vënë në dijeni të hetimit, sulmuesi ka zhvendosur të gjithë kapitalin e tij jashtë Spanjës, konkretisht në ishujt Virgjinales, por edhe në disa shtete të tjera, ku individ të ndryshëm me potencial të madh ekonomik fshehin të ardhurat e tyre.

Disa prej inspektoreve të krimit ekonomik, mendojnë që portugezi nuk duhet të ndëshkohet penalisht, por vetëm me ndonjë masë administrative gjobë, ndërsa një pjesa tjetër mendon të kundërtën, që sipas tyre, Ronaldo mund të dënohet nga 15 muaj deri në 5 vjet burgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *