Romelu Lukaku synon të kthehet në klubin e rinis Anderlecht para përfundimit të karrierës së tij

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku thotë se do të kthehet në klubin e rinis Anderlecht para se të tërhiqet nga futbolli.

Lukaku filloi karrierën e tij me klubin belg përpara se të bashkohej me Chelsea-in në vitin 2011, duke ardhur përmes sistemit të të rinjve dhe përfundimisht duke kaluar dy sezone duke luajtur për ekipin e parë. Golashënuesi më i mir i Belgjikës ka gëzuar një periudhë të suksesshme në Premier Ligë që nga ajo lëvizje, duke shënuar 97 gola në 212 paraqitje, por 24-vjeçari pranon se është i gatshëm të kthehet në atdheun e tij para përfundimit të karrierës së tij.

“Ëndrra ime ishte gjithmonë të luaj për Anderlechtin,” tha Lukaku për HLN, duke vizituar terrenin e trajnimit të klubit. “Para përfundimit të karrierës sime unë patjetër do të kthehem, unë tashmë mund ta premtoj atë. Kam pasur një kohë të mrekullueshme atje”.

Lukaku arriti në Old Trafford në verën e 2017 nga Evertoni në një marrëveshje me vlerë prej 90 milionë funtave dhe është golashënuesi më i mirë i klubit në të gjitha garat këtë sezon me 18 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *