Romelu Lukaku ka barazuar rekordin e golave në Belgjikë

Sulmuesi i Manchester United-it, Romelu Lukaku ka barazuar rekordin e golave në Belgjikë, pasi shënoi dy herë kundër Meksikës në barazimin 3-3 të së premtes.

Barazimi në minuten e 70-të i 24-vjeçarit ishte goli i tij i 30-të për Belgjikën dhe ai barazoi rekordin e vendosur nga Paul van Himst dhe Bernard Voorhoof. Lukaku më parë kishte luftuar për formë më të mire përpara golave me Manchester United-in ai nuk kishte shënuar në shtatë lojë dhe goli i tij i fundit që erdhi për Belgjikë një muaj më parë në fitoren e tyre 4-0 ndaj Qipros.

“Në moshën time të re që kam arritur diçka të madhe si kjo është vërtet e mirë”, tha Lukaku. “Por ka shumë punë për tu bërë çdo ditë dhe unë po i shijoj sfidat në baza javore”.

Lukaku ishte i impresionuar me kundërshtarët e së shtunës dhe beson se nëse mund të përsërisin formën që kanë treguar kundër Belgjikës, ata do të përbëjnë një kërcënim në Kupën e Botës.

“E dija se ata ishin një ekip i mirë dhe e dija se ata kishin shumë talent individual”, shtoi ai. “Unë mendoj se ata janë një ekip shumë i mirë dhe nëse ata performojnë kështu, ata do të jenë shumë të rrezikshëm për shumë skuadra në Kupën e Botës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *