Romelu Lukaku do ti mungoj Belgjikës në ndeshjen kundër Bosnjës

Menaxheri i Belgjikës Roberto Martinez thotë se do të jetë “e vështirë” për Romelu Lukakun që të jetë gati në kohë për kualifikusen e Kupës së Botës të së shtunës kundër Bosnjës.

Por Martinez shpreson se sulmuesi i Manchester United do të jetë i gatshëm për vizitën e Qipros të martën. Belgjika tashmë është kualifikuar për Kupën e Botës së Verës së ardhshme në Rusi dhe do të jetë i kujdesshëm me Lukakun, i cili ka qenë në formë shumë të mir për United-in por e ka dëmtuar kyçin e këmbës gjatë humbjes 4-0 të së shtunës në Crystal Palace.

Martinez i tha medias të mërkurën: “Për momentin, Romelu punon ndaras. Ai nuk i është bashkuar grupit që kur erdhi. Duhet të jemi paksa të durueshëm. Do të thosha se ai është shumë i pasigurt për të shtunën. Ne do të marrim një vendim ndoshta të premten, por unë do të thosha se është paksa e vështirë për të që të përfshihet të shtunën. Por ne ende shpresojmë se ai do të përfshihet të martën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *