Roberto Martinez: Evolucioni i Harry Kane-it ka qenë i pabesueshëm

Sulmuesi i Anglisë Harry Kane gjatë katër viteve të fundit ka qenë “i pabesueshëm”, sipas menaxherit të Belgjikës, Roberto Martinez.

Të dy kombet do të shkojnë kokë më kokë në ndeshjen finale të Grupit G në Kupën e Botës në stadiumin Kaliningrad më 28 qershor, dhe Martinez është i impresionuar me përparimin e sulmuesit të Tottenham-it. “Nëse po shikoni nivelin e formës së Harry Kane-it, ai është dikush që ka evoluar jashtëzakonisht gjatë katër viteve të fundit”, tha Martinez për Goals të dielën.

Sidoqoftë, spanjolli i cili luajti në Britani për 12 vjet, para se të bëhej trajner i Swansea City-it, Wigan Athletic dhe Everton-it, beson se loja me anën e Gareth Southgate në ndeshjen finale të grupit do t’i përshtatet të dy skuadrave.

“Karriera ime e menaxhimit ka qenë në lojën Britanike, kam qenë 21 vjet në lojët Britanike kështu që unë kam një lidhje të madhe me Anglinë,” tha ai. “Nuk do të doja të përballem me Anglinë në fazën e eliminimit, është e gjitha apo asgjë dhe nuk mendoj se do të ishte një histori e bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *