Robert Fernandez nuk pres që Neymar të largohet nga klubi

Sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez nuk pret që Neymar të largohet nga klubi dhe këmbëngul se nuk ka oferta për brazilianin.

Neymar nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare qershorin e kaluar që përfshin një klauzolë ”buy-out”, e cila është rritur nga 200 milionë euro në 222 milionë euro dhe do të arrijë në 250 milionë euro në 12 muaj.

25-vjeçari ishte i lidhur me një largim nga Camp Nou para se marrëveshja e tij e re të përfundonte në mënyrë efektive spekulimet mbi një transferim të mundshëm qoftë tek Manchester United ose Paris Saint-Germain.

Megjithatë, një raport në të hënën ka deklaruar se Neymar është i pa knaqur në Katalonjë dhe do të konsideronte të largohej në dritaren e transferimit, por Robert Fernandez nuk pret që ylli i Santos të largohet së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *