Riyad Mahrez kërkon të largohet nga Leicester City

Riyad Mahrez ka kërkuar të largohet nga Leicester City, ai ju bashkua skuadrës në janar 2014 dhe i ndihmoi ata të siguronin promovimin në Premier League në sezonin 2014/15. Mahrez gjithashtu luajti një rol kyç për të siguruar titullin e sezonit të kaluar, duke shënuar 18 gola në 39 ndeshje në të gjitha garat.

Mahrez mendon se është koha për të shkuar përpara.

“Marrëdhënia që ndaj me klubin dhe tifozët tanë mahnitës është diçka që unë do ta ruaj përgjithmonë dhe unë me të vërtetë shpresoj se ata do të kuptojnë dhe respektojnë vendimin tim” tha 26- vjeçari në një deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *