Real Madridi do të mbetet i ”durueshëm” me Gareth Bale thotë Guillem Balague

Real Madridi do të mbetet i durueshëm me Gareth Bale, dhe Uellsiani do të rifitojë formën e tij të mirë të mëparshme, thotë Guillem Balague.

Bale është fishkëlluar nga tifozët e Real Madridit në Bernabeu në tri ndeshjet e fundit në shtëpi për disa paraqitje jo te mira, por me pesë vjet të mbetur në marrëveshjen e tij, Balague thotë se klubi do të presë formën e tij më të mirë. Balaga i tha Sky Sports: “Bale është fishkëlluar në tre ndeshjet e fundit në shtëpi, koha për të shkuar?, ai ka pesë vjet të tjera në kontratën e tij dhe Florentino Perez dëshiron të presë versionin e tij më të mirë.

“Së pari, ai u lëndua në nëntor të vitit të kaluar dhe ende nuk e ka rimarrë plotësisht formën e tij më të mirë, pasi ajo merr pak kohë dhe gjithashtu sepse ai u përpoq të kthehej shumë herët.

“Në atë periudhë pothuajse një vit, ai nuk ka luajtur, ai nuk është në më të mirë e tij fizikisht, nuk është i mprehtë, nuk i pëlqen fishkëllimat, por do të duhet të mësohet, sepse kta janë tifozët e Real Madridit, ata janë shumë kerkus.

“Pra bonu të durueshëm, ai së shpejti do të jetë Bale që kemi parë deri në dëmtimin e tij të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *