Real Madridi dëshiron që Neymar të zëvendësojë Cristiano Ronaldon

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez  është takuar me babain e Neymar-it për të diskutuar sjelljen e yllit të Paris Saint-Germain përsëri në Spanjë për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Neymar ka shkëlqyer në Ligue 1, që prej transferimit të tij nga Barcelona, por babai i tij thuhet se tashmë po punon për një marrëveshje qe kthen atë përsëri në La Liga. Paris Saint-Germain janë të vetëdijshëm se Real Madridi mbetet i interesuar në Neymar. Braziliani i është bashkuar klubit francez në verë për një rekord botëror prej 198 milione funtave por, sipas raporteve të fundit, Real – i cili u përpoq të nënshkruante Neymarin para se të bashkohej me Barcelonën në 2013 – janë të vendosur ta bëjnë atë pasardhës afatgjatë të Cristiano Ronaldos në Bernabeu.

Nuk ka asnjë indikacion se Neymar është i pakënaqur në Parc des Princes, por PSG ende po bëjnë ‘gjithçka që duhet’ për ta mbrojtur atë nga interesi i Madridit, sipas Mundo Deportivo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *