Real Madrid presin që Thibaut Courtois të mbërrijë të enjten

Real Madrid presin që Thibaut Courtois të mbërrijë në Madrid të enjten përpara përfundimit të një transferimi në Santiago Bernabeu, sipas burimeve të Sky-it në Belgjikë.

Kuptohet se Courtois aktualisht është në Belgjikë që pret leje nga Chelseai për të fluturuar në Madrid për t’u nënshtruar një testi mjekësor. Reali i ka ofruar mesfushorin për huazim Mateo Kovaçiç dhe të paguaj 35 milionë funta për portierin Belg, por Chelseai ende nuk ka pranuar marrëveshjen. Courtois është i gatshëm të kthehet në Madrid, ku ka kaluar tre vjet me Atleticon, për shkak të arsyeve familjare.

26-vjeçari, te cilit i ka mbetur më pak se një viti në kontratën e tij të tanishme në Stamford Bridge, nuk u paraqit për trajnim të hënën pasi ju dha kohë shtesë jashtë pas Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *